LIKE "A T HAN VUQJAKU" ON FB

Monday, March 17, 2014

Në Siri, 6 shqiptarë të vrarë

Ndërsa flitet se gjatë këtyre dy viteve në Siri kanë humbur jetën në luftime nëntë shtetas shqiptarë, Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmon se të vrarët atje janë gjashtë.

Sipas prokurorisë në Siri janë vrarë: Anri Maliqaj, 33 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Prush të Tiranës, i martuar e me tre fëmijë; Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora, i martuar; Diamant Rasha, lindur në Dibër me banim më të fundit në Tiranë, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, të cilët aktualisht i ka në Siri me bashkëshorten; Hasan Korvafaj, 58 vjeç, lindur në Kuç të Vlorës dhe banues në Tiranë, i martuar e me tre fëmijë; Hamit Myslija, 41 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Laprakë, i martuar me katër fëmijë; dhe Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë, i martuar e me dy fëmijë.
Emrat e të vrarëve konfirmohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas një liste të dorëzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërkohë që në të njëjtën databazë të hetuesve ndodhen edhe emrat e tre personave që nuk dihet asgje për fatin e tyre, mes të cilëve Ervis Alinji dhe Bledar Hamza.
Në shtëpinë e Diamant Rashës, prindërit e tij nuk kanë pritur askënd për ngushëllime, pasi siç thotë i ati, Shaban Rasha jashtë kamerës, djali i tij është sheit, që në shqip do të thotë “dëshmor në rrugën e Zotit”.
Në familjen e Diamantit askush nuk pranon që të flasë për gazetarët sepse, siç shpjegojnë ata, asnjë nuk i kupton për largimin e të birit familjarisht në Siri për të mbrojtur besimin.

No comments:

Post a Comment